×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook do të jetë armiku i terroristëve

    Insajderi
    05 June 2017 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook deklaroi se platforma e saj e rrjetit social do të shndërrohet në një ambient armiqësor për terroristët, një deklaratë e cila erdhi pas sulmeve në Londër ku terroristët vranë shtatë njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

    “Duam që Facebook të jetë një prej armiqve më të mëdhenj të terroristët,” shprehej Simon Milner, drejtor i politikave pranë Facebook.

    “Duke përdorur një kombinim të teknologjisë dhe analizës njerëzore, ne do të adresojmë me gresivitetin më të lartë përmbajtjet terroriste në platformë sapo të jemi në dijeni të saj.”

    Twitter gjithashtu ka dhënë premtime të ngjashme lidhur me propagandën terroriste në uebsajtin e saj. “Përmbajtjet terroriste nuk kanë vend në Twitter,” shprehej Nick Pickles, shef i politikave të Twitter për Britaninë.

    Ai kujtoi se rrjeti social ka mbyllur 400,000 llogari në 2016-ën si rezultat i këtyre masave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark