×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook do të na lexojë mendimet

    Insajderi
    21 April 2017 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në konferencën e përvitshme për zhvillimet e “Facebook”-ut, kompania zbuloi një njësi sekrete të kryesuar nga një ish-shef i Degës së Kërkimeve të Pentagonit, e bëri të ditur se kompania e medias sociale po studion mënyrat që njerëzit të komunikojnë nëpërmjet mendimeve dhe prekjes.

    “Facebook” lançoi një degë kërkimesh të quajtur “Building 8”, vitin e kaluar, për të zhvilluar projekte afatgjata që mund të çojnë te produktet “hardware”.

    Në krye të njësisë është Regina Dugan, që ka udhëhequr një grup të ngjashëm në “Google” dhe ka qenë më herët drejtore e Agjencisë së Projekteve të Avancuara të Kërkimit, në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

    Si shembull të punës së deritanishme të “Building 8”, Dugan përmendi një përpjekje për të përmirësuar teknologjinë, në mënyrë që ajo t’u lejojë njerëzve të shkruajnë fjalë duke përdorur thjesht mendjen e tyre.

    “Duke përdorur implante të trurit, njerëzit mund të shkruajnë 8 fjalë në një minutë”, tha ajo.

    “Facebook” synon të punojë me kërkuesit në disa universitete amerikane, për ta bërë sistemin jo zaptues, por edhe të shpejtë sa ç’duhet për të shkruar 100 fjalë në minutë, vetëm duke menduar.

    Një video e transmetuar në konferencë tregonte dy punonjës të “Facebook”-ut, që flisnin me njëri-tjetrin nëpërmjet prekjes. Ndërsa njëri punonjës, Frances, mbante një pajisje elektronike në krahun e saj, tjetri, Fredi, përdorte një program kompjuteri për të dërguar sinjale ndryshimi presioni drejt krahut të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark