×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook teston butonin me gishtin e kthyer poshtë

    Insajderi
    09 February 2018 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook po teston një buton të ri “doënvote” që do t’i lejojë njerëzit të fshijnë komentet dhe të japin reagime rreth tyre, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Megjithatë, rrjeti social mohoi se funksioni i ri ishte ai i butonit “i papëlqyeshëm” (dislike), që shumë përdorues të Facebook e kanë kërkuar.

    Butoni me gishtin e kthyer poshtë është duke u provuar nga një numër i vogël përdoruesish të SHBA.

    Kompania njoftoi gjithashtu një numër masash të tjera që synojnë përmirësimin e komunikimit në  Facebook.

    Rrjeti social konfirmoi testin në faqen e lajmeve Tech Crunch.

    “Ne jemi duke eksploruar një tipar për përdoruesit që të na japin përshtypjet e tyre për komentet në postimet publike. Kjo është duke u zhvilluar për një grup të vogël përdoruesish vetëm në SHBA”, njoftoi kompania në një deklaratë për shtyp.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark