Facebook-u merr një vendim - Insajderi
×
Teknologji

Facebook-u merr një vendim

Insajderi
27 September 2019 - 13:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook-u ka filluar të fshehë numrin e “pëlqimeve” për postimet në Australi.

Me këtë veprim përdoruesit e këtij rrjeti social do të bllokohen nga shikimi i numrit të reagimeve dhe shikimeve të videove në postimet e përdoruesve të tjerë.

Kjo kompani në një deklartaë ka thënë, “Ne nuk duam që Facebook të ndjehet si një garë”

“Kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht”, bëri të ditur kompania.

Mbi 1 miliardë njerëz e përdorin Facebook-un, në gjithë botën, por ky rrjet social është nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor.

Ndërsa, në këtë shtet një në pesë fëmijë kanë raportuar se kanë përjetuar ngacmime në internet.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark