×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebooku mohon se përgjon bisedat

    Insajderi
    28 October 2017 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i Facebookut ka mohuar se rrjeti social ka përdorur mikrofona të veçantë për të dëgjuar përdoruesit se çfarë thonë dhe për t’u dërguar atyre reklama të caktuara.

    Rob Goldman, zëvendëspresidenti për reklama në gjigantin teknologjik, dha këtë deklaratë si përgjigje ndaj një pyetjeje në Twitter. Shumë njerëz së fundmi janë ankuar se po shohin reklama që lidhen me bisedat e tyre në jetën reale, shkruan BBC.

    “Unë i përcjelli reklamat në Facebook. Ne nuk – dhe kurrë s’kemi përdorur mikrofona për reklama. Nuk është e vërtetë”, ka shkruar Goldman.

    Kur një tjetër përdorues në Twitter e ka pyetur nëse kjo nuk ka ndodhur edhe në Instagram, kompani që udhëhiqet nga Facebooku, Goldman ka thënë shkurt “Po”, transmeton Albinfo.ch.

    Kjo është hera e dytë që rrjeti i madh social mohon akuza të tilla.

    “Ne tregojmë reklama bazuar në interesat dhe informatat e njerëzve”, kishte shkruar Facebooku në vitin 2016 duke mohuar përgjimin e bisedave mes përdoruesve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark