×
  • Biznes
  • Biznes

    Facebooku planifikon ta ndryshojë emrin

    Insajderi
    20 October 2021 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti social Facebook po planifikon të ribrendojë veten me një emër të ri javën e ardhshme, ka raportuar “The Verge”, bazuar në burime të afërta me çështjen.

    Shefi ekzekutiv i gjigantit teknologjik, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën e përvitshme të kompanisë më 28 tetor, por që emri mund të shpaloset shpejt.

    Si përgjigje, Facebooku ka thënë se nuk i komenton “spekulimet”.

    Ndryshimi i emrit te gjigantët teknologjikë s’është diçka e re, kur ato duan t’i zgjerojnë shërbimet e tyre.

    Google pati themeluar Alphabetin më 2015 për të zgjeruar shërbimet edhe me reklama.

    Lëvizja e Facebookut vjen tani pasi kompania është fokusuar në të ashtuquajturën ‘metaverse’, një botë online ku njerëzit mund të përdorin pajisje për të lëvizur e komunikuar në një ambient virtual.

    Facebooku ka investuar shumë në realitetin virtual dhe atë të shtuan dhe synon të lidhë tre milionë përdoruesit me pajisje të ndryshme. Të martën, kompania njoftoi se planifikon të krijojë 10 mijë vende pune në Evropë për pesë vitet e ardhshme që të ndihmojnë në këtë projekt.

    Emri i mundshëm raportohet se mund të jetë ‘Horizon’.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark