Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Fadil Aliu, ka thënë se kjo javë ka qenë me plot takime e përkrahje të fuqishme.
Aliu poashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve “vazhdoni moblizohuni si deri më sot, nga shtëpitë tuaja, nga lagjet tuaja, bëhuni pjesë e ndryshimit të madh që po afrohemi gjithnjë e më shumë!”.
Postimi i plotë:
Miq,
Sonte një javë nisëm fushatën zgjedhore.
Ishte një javë e mbushun plot me takime e me përkrahje të fuqishme.
Në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe, deri në ringritjen e fuqishme të Lidhjes sonë!
Nga zemra ju falënderoj, e sinqerisht ju ftoj, vazhdoni moblizohuni si deri më sot, nga shtëpitë tuaja, nga lagjet tuaja, bëhuni pjesë e ndryshimit të madh që po afrohemi gjithnjë e më shumë!
BËHU NDRYSHIMI