Fadil Aliu, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 50 në listën votuese, ka publikuar disa fotografi nga Llapi.
Përmes një postimi në Facebook Aliu ka thënë se takimet që po i mbajnë me qytetarët janë dëshmi se LDK po ringritet.
“Nga Dumnica dhe Llausha, e në Qendër të Llapit, në dy takime plotë entuziasëm, plotë shpresë për ringritje të Lidhjes sonë. Askush si Llapi, asnjë si llapjanët. Kjo është fuqia, kjo është dëshmia se LDK po ringritet si një”, u shpreh ai.
Më tutje ai tha se LDK nuk ngreh tonin e zërit dhe nuk ndanë askënd “në ne dhe ata”
“Sepse, ne nuk ngrejmë tonin e zërit, ne nuk ndajmë askë e asnjë në ne dhe ata, ne dëgjojmë e prezantojmë projektet që kumbojnë më fuqishëm se zëri i tyre Gjithë këtë përkushtim e shpresë të llapjanëve do ta përkthejmë në fitoren e 9 shkurtit, e në projekte konkrete që do të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”