Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Fadil Aliu, së bashku me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku, kanë bërë nderime pranë varrit të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 35-të të themelimit të LDK-së.
Fadil Aliu i cili në këto zgjedhje mban numrin 50 u shpreh se “35 vjet më parë nisi projekti historik për liri, pavarësi dhe demokraci, që u udhëhoq nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Politika e tij e vendosmërisë, urtësisë dhe vizionit të qartë, u bë themel i pavarësisë dhe lirisë që sot e gëzojmë”.
Aliu u shpreh se ishte besimi i popullit dhe angazhimi i palodhur i Dr. Rugovës, që i mundësuan Kosovës të përballonte aparatin e dhunës dhe terrorit serb gjatë periudhës së luftës dhe pas saj.
“Politika vizionare e atit themeltar të Republikës, Presidentit tonë Historik, Dr. Ibrahim Rugova, arriti ta senzibilizojë botën mbi çështjen e Kosovës. Filozofia politike e LDK-së, të cilën e ndërtoi me mençuri, durim e urti Presidenti Rugova, u bë themel i Republikës së Kosovës!”, tha Aliu.