Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka zhvilluar takim me bizneset.
Postimi i plotë i Aliut:
Kjo është rruga, kjo është lidhja e Lidhjes sonë me secilin.
Në një takim të organizuar nga familja Gashi, pronar të “Agimi Company”, gjatë ditës së sotme zhvilluam takime me biznesmenë të shumtë.
Diskutuam për sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen, sikur që biseduam edhe për mundësitë e shumta që duhet t’ju krijohen bizneseve në zhvillimin e tyre.
Njerëz punëtorë e të ndershëm që gjithë atë që kanë e kanë bërë me shumë mund e sakrificë, e të cilët kanë ndihmuar mjaftë shumë shoqërinë dhe shtetin duke krijuar vende të reja pune.
Me vendosmëri e theksuan faktin se vërtetë kemi nevojë për ndryshim.
Ndryshim që hapë perspektivën për çdonjërin, si për bizneset, ashtu edhe për punëtorët!
Ndryshimi është pashmangshmëri!