Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka vizituar sot Klubin Futbollistik “2 Korriku”.
Nga atje ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkrahë sportin me projekte konkrete.
“Një takim i jashtëzakonshëm me Klubin Futbollistik “2 Korriku”. Vullneti dhe përkushtimi i tyre për suksese të vazhdueshme, kërkon edhe mbështetjen konkrete, e përmirësimin e kushteve. Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkrahë sportin me projekte konkrete. Vetëm në Kryeqytet, me programin Rruga e Re në Qeverisjen e LDK-së parashihet të investohen 120 milionë euro, ku ndër tjera parashihet të bëhet: Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë, e në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse. #BehuNdryshimi #VotoLDK”, ka shkruar ai.