![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka vizituar sot Klubin Futbollistik “KF Rilindja Prishtinë”.
Postimi i plotë i Aliut:
Sot, vizitova Klubin Futbollistik “KF Rilindja Prishtinë”.
Interesimi, përkushtimi dhe puna e tyre duhet përkrahur në çdo hap, në mënyrë që të lehtësohet rruga drejt sukseseve.
Si Lidhje Demokratike e Kosovës, ndër prioritetet kryesore, kemi investimet konkrete në sport.
Vetëm në Kryeqytet, me programin Rruga e Re në Qeverisjen e LDK-së parashihet të investohen 120 milionë euro.
Me këto investime brenda mandatit në Prishtinë, ndër tjera parashihen të realizohen projektet, si: Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë, e në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse.