
Fadil Berjani është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve për herën e tretë radhazi, shkruan Insajderi.
Përzgjedhja është bërë sot në mbledhjen e Shoqatës. Edhe për 4 vitet e ardhshme Berjani do të jetë në krye të kësaj shoqate.
Njoftimi i plotë:
Sot, me datë 28 qershor 2022, është mbajtur mbledhja e Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL” për të zgjedhur organet drejtuese të kësaj shoqate për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.
Procesi zgjedhor me votim të fshehtë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Shoqatës, rezultoj me ri-zgjedhjen e z. Fadil Berjanit si kryetar i kësaj Shoqate për të tretën herë radhazi.
Kompanitë anëtare të kësaj shoqate, me shumicë votash përkrahën punën e z. Berjanit gjatë viteve që lame pas duke i’a besuar udhëheqjen e “SHQNGL” edhe për 4 vitet e ardhshme.