×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Geci e përmendi në dëshminë e tij, Ramë Buja e demanton: U plagosa në Nerodime, shpifje

    Insajderi
    22 October 2024 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramë Buja deklaron se Fadil Geci, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, nuk e tha të vërtetën kur pohoi se “Ramë Buja ka marrë plumb pse i ka mbrojtur vëllezërit Geci”.

    Buja ka reaguar ndaj deklaratës së Fadil Gecit, duke thënë se nuk ka qenë viktimë asnjëherë.

    Janë të pavërteta pothuajse të gjitha përveç faktit që unë gjatë asaj kohe kur është bërë ajo komunikata e famshme 59, unë s’kam qenë në Shtab, por gjithmonë edhe gjatë luftës edhe pas luftës e kam shfaq atë kundërshtinë me atë komunikatë për faktin që ju kam thënë shokëve të mi (Gecve), mund të jenë gabimqarë në shumëçka, por megjithatë tradhtarë kombi s’janë.

    Këtë ja kam thënë edhe pas luftës Ganiut, mbase edhe Fadilit nuk e di a ja kam thënë. Por nuk ka ndodhë asnjëherë me thanë që unë kam qenë viktimë e asaj sepse nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë s’kam qenë viktimë e askujt dhe unë kam mbajtë qëndrimin tim, këtu lidhet edhe plagosja ime në zonën e Nerodimës dhe absolutisht e saktë është ajo që thotë Shukri Buja sot që u lexua edhe në seancë gjyqësore se unë jam plagosë në zonën e Nerodimës kur ne i shtegëtonim pozicionet e ushtarëve bashkë me Shukriun e Fatmir Limajn, gjithë ato që u thanë rreth kësaj e u shpifën e trilluan më vjen keq shumë por nuk janë të vërteta.

    E vërteta është kjo që po e them, e për këtë desha të reagojë sepse këto janë diçka më së paku korrekte, miqësore, njerëzore e shoqërore. Kështu që unë kam pasur raporte të mira me Gecët por të fliten gjëra që nuk janë për t’u folur, paska thanë ai edhe në një emision tjetër që gjëja kam hangër plumbin gojës për shkak të qëndrimeve të mia, gjë që nuk qëndron fare është gënjeshtër e shpifje”, tha Buja për Gazetën Express.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark