×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Geci pyetet për një dokument për gjendjen psikike të vëllait Ganiut, thotë se ai kishte tronditje një kohë

    Insajderi
    23 October 2024 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e sotme të Speciales ku po dëshmon Fadil Geci, gjyqtari zviceran i Trupit Gjykues ia ka shfaqur dëshmitarit një deklaratë të dhënë nga Hashim Thaçi në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në intervistimin e tij më 16 korrik 2020.

    Në të, gjyqtari ka cituar fjalë të Thaçit të dhënë për prokurorinë e që kanë të bëjnë me komunikatën 59 si dhe vdekjen e Beadin Allaqit.

    Aty, Thaçi ka thënë se çështja e Beadin Allaqit është përdorur për përfitime dhe sulme politike nga akterë të caktuar, përfshirë edhe Rexhep Selimin, që sipas tij, ka ndryshuar deklaratat në kohë, ashtu siç i kanë konvenuar.

    Tutje, u bë me dije se në këtë intervistë, lidhur me komunikatën 59, Thaçi kishte prezantuar një dokument apo raport mjekësor për Gani Gecin, sipas të cilit ai kishte pasur tronditje psikike, gjë që u konfirmua edhe nga vet Fadili.

    Pjesë nga biseda mes gjyqtarit dhe Fadil Gecit:

    Gjyqtarit: 16 korrik 2020, Thaci interviste ZPS, në një prej vendeve të deklaratës do i kërkojë të komentojë pjesë të komunikatës 59. Këtu, prokurori e fton edhe njëherë zotin Thaçi të jap dëshminë lidhur me temën e zhdukjes dhe vdekjes së Beadin Allaqit. Së pari dua t’iu pyes këtë gjë. A e dini kush është Beadin Allaqi.

    Fadil Geci: Nuk kom nejt me to. E di kush o. Veprimtar i LPK-së dhe që ka pas kundërshtime me Hashim Thaçin, përmes mediave e kom pa.

    Gjyqtari: Thaçi jep një përgjigje për prokurorinë. Ai thotë se cështja e Allaqit është bërë politike dhe është përdorur për motive të caktuara politike nga të njëjtit njerëz që janë marrë me komunikatën 59. Ai thotë që unë jam në dijeni që dicka është postuar në internet nga Rexhep Selimi, me deklarime të ndryshme në kohë të ndryshme, por edhe të bashkëpunëtorëve politikë të tij që kanë bë adresa të ndryshme politike kundër meje. Ju apo anëtarë tjerë të familjes tuaj, a janë bashkëpunëtorë politikë të Rexhep Selimit?

    Fadil Geci: Jemi kundërshtarë politikë ekstrem.

    Gjykatësi: Ai thotë, me aprovimin e ambasadorit Prosper jam munduar t’i gjej deklaratat dhe jam i lumtur t’ua dërgoj ato. Sikurse e thash nuk po inkriminoj dhe akuzoj askënd, por dua ta keni të qartë këtë cështje. Zoti Thaçi thotë se e ka fjalën për zotin Selimi, që ka nënshkru dikund dicka për zotin Allaqi dhe jemi intervistuar diku për këtë çështje. Thaçi ka thënë se për të treguar karakterin e zotit Selimi do të doja t’ju dorëzoja këto dëshmi se zoti Selimi është i lidhur me komunikatën 59 dhe rastin e Allaqit dhe lidhet edhe me intervistimet e tij në Kosovë. Për këtë arsye dëshiroj të prezantoj atë që di unë, çka thotë ai në kohë të ndryshme, për interesa të tij politike qysh i ka pas. Gani Geci ka dhënë deklarata të ndryshme, unë kam marrëdhënie konstruktive. Zoti Thaçi thotë se Geci ka thënë publikisht që është intervistuar nga ju dhe ka përmendur emrin tim në publik, e ndjej të detyrueshme t’ua jap këtë dokument për gjendjen e Gani Gecit, një raport mjekësor pra dua të sqaroj se për kë po bëhet fjalë. A e dini për çfarë raporti mjekësor bëhet fjalë?

    Fadil Geci: Vëllau im ka pasë një proces që është dënu me burg. Vetëm shife, atë dokument mjekësor, është vlerësu që në momentin pas gjithë këtyre traumave që i ka pas, ka pas tronditje të fortë psikike për momentin që ka pas rasti…atë dokument që është e ndalume me marr, e ka marr ky me zhvlerësu Gani Gecin. Ka menu që Gani o vetëm, nuk o vetëm. Ai o shnosh tash. Ai osht padi televizioni i RTK-së që e ka qit këtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark