×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Kodra e fiton një betejë me Ministrin Sveçla, kërkohet kthimi i tij në postin e drejtorit

    Insajderi
    07 September 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fadil Kodra do të kthehet sërish në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, pas pranimit të ankesës së tij nga ana e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    Faton Kodra ka fituar betejën me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës e cila obligohet që brenda 15 ditëve ta kthej në pozitën e më parshme.

    Një vendim të tillë e ka bërë të ditur avokati i Kodrës, Faton Fetahu.

    Fetahu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “është anuluar vendimi kontestues i Ministrisë së Brendshme”.

    “Në cilësi të Përfaqësuesit të Autorizuar, më lejoni t’iu njoftoj që sapo e pranova Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të të cilit, është APROVUAR ankesa të cilën e kemi parashtruar dhe si rezultat, është anuluar vendimi kontestues i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe z. Kodra kthehet në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent”, ka shkruar avokati Fetahu.

    Ai ka shtuar se për detaje të tjera ligjore, do të njoftojë orëve në vijim.

    Më 14 korrik, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kishte marrë vendim për lirim nga detyra të Kodrës, i cili ishte u.d. i drejtorit të AME-së.

    Ndaj këtij vendimi Fadil Kodra përmes avokatit të tij, Faton Fetahu kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Sveçla në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

    Në kallëzimin penal që Kodra e ka bërë përmes avokatit Fetahu, akuzon ministrin Sveçla për cenim të të drejtave të marrëdhënies së punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar.

    Ministria e Brendshme ka të drejtë ta apelojë vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark