"E kam një shpresë të madhe se Hashimi në pranverë po na vjen e po e bëjmë një fest ...", Fadil Nura rrëfen takimin e fundit me Haxhi Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E kam një shpresë të madhe se Hashimi në pranverë po na vjen e po e bëjmë një fest …”, Fadil Nura rrëfen takimin e fundit me Haxhi Thaçin

    Insajderi
    18 March 2025 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në sallën sportive “Ilaz Kodra” në Burojë të Skenderajt, është duke u mbajtur ceremonia e ngushëllimit për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

    Kryetari i Skenderajt Fadil Nura, ka vlerësuar lartë personalitetin e tij.

    Ai ka rrëfyer se edhe në takimin e fundit me të që e ka pasur para disa ditëve, Haxhi Thaçi ishte plotë shpresë.

    Ai po shpresonte për lirimin e Hashim Thaçit në pranverë.

    “Baci Haxhi, jo vetëm që iku nga kjo botë me mallin për djalin e tij por iku pa e kuptuar se pse Hashim Thaçi si një nga çlirimtarët e Kosovës që e solli lirinë po vazhdon të qëndroi në një ambient burgu jashtë vendit të tij për të cilin punoj deri në nëntorin e vitit 2020, për të vazhduar betejën për drejtësi. Me vdekjen e tij pushuan dhembjet fizike që e rënduan kohët e fundit por jo sa ato që shkaktohen në shpirt. Jo shumë larg nga dita e sotme, teksa i bëra një vizitë në klinikë e gjeta me vullnet të fortë e shpresë plotë. Më përcolli deri te dera më tha Fadil, po, po, rrini pa marak, jam mirë sot e nesër e kysmet në Burojë se tash vjen pranvera në natyrë e lule të mira. E kam një shpresë të madh se edhe Hashimi dashtë Zoti po na vjen e po e bëjmë një fest se qysh e ka rendi”, tha ai, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark