Gazetari shqiptar Fahri Musliu ka vendosur t’i hyjë politikës.
Musliu tashmë është bërë anëtar i subjektit politik “Alternativës”, parti kjo e krijuar nga Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit. Aderimin në këtë parti e ka bërë të ditur vet Musliu.
Vetë Musliu në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka bërë ftes të gjithë qytetarëve të Prizrenit të i bashkohen themelimit të degës së “Alternativës” në Prizren.
“Ftesë qytetarëve të Prizrenit, që janë për ndryshime radikale, të marrin pjesë në themelimin e IQ “ALTERNATIVA” dega në Prizren”, ka shkruar Musliu.
Musliu më herët ka qenë gazetar në Radio Televizionin e Kosovës./Insajderi.com