
Një operacion i koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) dhe Drejtoria Hetimore për Trafikim të Narkotikëve (DHTN), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, ka çuar në arrestimin e një mashkulli kosovar të dyshuar për veprat penale të fajdesë, armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve, shkruan Insajderi.
Më 16 prill 2025, autoritetet kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, objektet përcjellëse dhe automjetin e tij, si dhe në një banesë me qira që ai përdorte. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:
Si pasojë e veprimeve hetimore dhe në bazë të provave të mbledhura, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, për shkak të dyshimeve të forta për angazhim në aktivitete kriminale, thuhet në raportin policor.
Policia e Kosovës është angazhuar në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për ndalimin e çdo aktiviteti tjetër të mundshëm kriminal që lidhet me të.