
Sot në Gjilan ka ndodhur një krim i rëndë që ka tronditur qytetin. Tre persona kanë humbur jetën (babë e bir), ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, që u raportuan rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i dyshuar për këtë ngjarje është Mefail Shkodra, emër njohur për autoritetet dhe opinionin publik.
Dyshohet se konflikti ka pasur si shkak mosmarrëveshjet që lidhen me fajdet. I kërkuari për vjrasjen e trefishtë ishte arrestuar edhe vitin e kaluar për veprën penale “Fajde’ dhe “detyrim’.
Mefail Shkodra duket si një person që është shoqëruar me figura politike në vend. Përpos fotografive me Presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurtin, Shkodra është shoqëruar edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Shkodra është sot në qendër të një kërkimi intensiv, i dyshuar për një nga rastet më të rënda kriminale që ka parë Gjilani vitet e fundit.
Një ngjarje që ka lënë pas tre viktima, dy të plagosur dhe një qytet të tërë në tronditje, ndërsa policia po zhvillon një operacion të gjerë për kapjen e tij.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha më herët se “në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit” dhe se “Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”.