Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, është emëruar raportuese e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe duket sikur e ka marrë seriozisht këtë punë.
“Mezi pres që t’i ndihmojë kosovarëve që të udhëtojnë pa viza dhe do të bëjë çmos që ta arrijmë këtë, edhe pse nuk varet nga unë”, ka thënë Fajon për mediat sllovene.
Fajona do të përgatis një raport, i cili për herë të parë do të diskutohet nga Komisioni përkatës i Parlamentit Evropian dhe më pas nga Parlamenti Evropian në një seancë plenare.
Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, por ende nuk dihet qëndrimi i ministrave të Punëve të Brendshme dhe Parlamentit Evropian./Insajderi.com