Fajon: Për keqardhje nëse humbet liberalizimi për shkak të demarkacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fajon: Për keqardhje nëse humbet liberalizimi për shkak të demarkacionit

    Insajderi
    27 May 2016 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportuesja e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën, deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se e shqetëson gjendja në Kosovë rreth zbatiimit të kushteve të Komisionit Evropian për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi.

    Ajo tha se do të ishte për “keqardhje“ nëse Kosova, për këtë shkak, do ta humbaste momentin për liberalizim të vizave.

    Fajon tha se duhet bërë çmos që çështja e demarkacionit të zgjidhet, megjithëse e pranoi se me Komisionin Evropian mund të bisedohet për kushtet, meqë asnjë vend tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk ka patur një kusht të tillë.

    “Derisa Komisioni insiston që ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi është kusht, mendoj se do të ishte mirë që të bëhet çmos që ky kusht të përmbushet”, tha Fajon.

    “Në këtë moment unë nuk mundem që të them nëse mund ta ndryshojmë këtë kusht, sepse kjo nuk më takon mua, kjo i takon Komisionit Evropian. E di se ne Parlament kjo është një çështje e ndjeshme, e di se është e vështirë të arrihet një shumicë e garantuar, por në çfarëdo rasti, nuk e di se si mund të ecim tutje. Do të ishte për keqardhje nëse humbet ky moment. Natyrisht do të kërkojmë zgjidhje. Unë dua të jem optimiste“, tha Fajon duke shtuar se do të punojë që kjo çështje të zgjidhet shpejt.

    Fajon theksoi se është e nevojshme e gjithë ndihma e autoriteteteve në Kosovë në këtë rrafsh, meqë as në Këshillin e BE-së nuk mbizotëron një atmosferë e mirë për shkak të gjendjes me emigrantët në BE./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark