Gazeta amerikane The York Times i ka kushtuar një artikull të gjatë, profilit të Blerim Skoros, nga Kosova që pretendon se ka qenë spiun i infiltruar si xhihadist për CIA nga Ballkani.
Autoritetet e CIA nuk kanë pranuar ti komentojnë deklarimet e tyre por sipas një vendimi të Zyrës së Emigracionit në Kanada ku vitin e kaluar Skoro kishte kërkuar azil , këto janë faktet për kosovarin që pretendon se është i ndjekur nga ISIS dhe dëshirojnë ta vrasin pasi ka spiunuar tek CIA.
Blerim Skoro kishte deklaruar se gjatë viteve të hershme të ’90 e ka lënë Kosovën pasi ka dezertuar nga ushtria dhe më pas udhëtoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në mes të viteve ’90, Skoro i bashkohet grupeve kriminale për trafikim të qenieve njerëzore, heroinës dhe kokainës. Gjatë kësaj periudhe, Skoro ka bërë 5 ose 6 udhëtime duke mbajtur çanta me 14 kilogram heroinë dhe duke pastruar më shumë se 670 mijë dollarë prej shitjes së narkotikëve.
Në maj të vitit 200, Skoro ishte akuzuar në SHBA për importim të heroinës dhe pastrim të parave ndërsa në qershor të po atij viti është dënuar me 84 muaj burg për krimet e tij. Skoros i është ulur dënimi pasi ka rënë dakord për të informuar policinë për trafikantët e tjerë të drogës dhe për të dëshmuar kundër tyre.
Skoro më pas ka filluar të pohoj se një numër i madh i agjencive amerikane, përfshirë edhe CIA-në e kanë kontaktuar gjatë kohës sa ishte në burg në mënyrë që ta infiltrojnë në grupet terroriste islamike dhe se në këmbim të këtij shërbimi ndaj autoriteteve amerikane atij i është premtuar lirim nga burgi dhe leje qëndrimi të përhershëm në Amerike. Pra ai qëndron në rrëfimin se ai ka bashkëpunuar me autoritetet e SHBA-së duke u infiltruar në qelizat terroriste. Skoro thotë se u lirua nga burgu përpara se të kryente dënimin në përputhje me marrëveshjen që kishte me autoritetet e SHBA-së, por megjithatë u dëbua për në Kosovë.
Skoro i ka thënë autoriteteve të emigracionit në Kanada, se në mars të vitit 2010, xhihadistët nga Kosova u përpoqën ta vrisnin pasi e kishin zbuluar se ai kishte qenë një spiun i CIA. Skoro pohon se madje ka marrë plagë nga plumbi i këtyre xhihadistëve. Në mënyrë që të shpëtoj nga vdekja, Skoro thotë se vendosi të largohet nga Kosova në tetor të vitit 2010 dhe arriti në Kanada në nëntor të vitit 2010.
Pas disa viteve qëndrimi në Kanada, Zyra për Emigracion e këtij shteti vendosi që ta refuzojë kërkesën e Skoros për qëndrim në Kanda, dhe në këtë mënyrë Skoro niset drejt Amerikës.
Por në shkurt të këtij viti Skoro ishte zënë në metron e Brooklyn-it pasi kishte përdorur kartelën e vajzës së tij dhe u arrestua pasi nuk kishte leje qëndrimi.
Tash ai po pret nga Gjykata amerikane që të vendos nëse do ta depërtojë për së dyti herë në Kosovë dhe në të njëjtën kohë nëpërmjet intervistës në New York Times po tenton për së fundmi herë opsionin e deklarimit të vetës si spiun i CIA./Insajderi.com