Falë peticionit të shokëve, kosovarit i shtyhet dëbimi nga Gjermania - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Falë peticionit të shokëve, kosovarit i shtyhet dëbimi nga Gjermania

    Insajderi
    24 February 2017 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    18-vjeçari Luan Zeneli, i cili këtë javë do të duhej të kthehej në Kosovë me datën 23, tani mund të qëndrojë edhe katër javë të tjera në Gjermani. E gjithë kjo falë shokëve të tij të shkollës, raporton gazeta gjermane Tag24.

    Autoriteti për të Huajt në Gjermani i ka lejuar Luan Zenelit dhe familjes së tij të qëndrojnë edhe për katër javë të tjera në Gjermani.

    Fillimisht ishte paraparë që nëse familja Zeneli nuk do të kthehej në vendlindje deri me datë 23 shkurt, do ti dëbonte vetë autoriteti.

    Ndërsa familjen Zeneli në Kosovë i pritnin kushtet e këqija, dhe mungesa e mjeteve mjekësore të kujdesej për nënën dhe babanë e tij, të cilët kanë probleme shëndetësore, shkruan Insajderi.

    Por pas dëgjimit të këtij lajmi, një shok i klasës së Luanit kishte filluar një peticion online i cili kishte mbledhur 5000 nënshkrime.

    Me anë të këtij peticioni Luanit i është shtyrë afati i kthimit deri me datën 22 mars.

    Rasti i Luanit mund të kalojë komisionin e këshillit të refugjatëve. Por edhe nëse ai ia del të qëndrojë në Gjermani, fati i familjes së tij nuk dihet.

    Insajderi ka shkruar më parë për peticionin e shokëve të klasës së Luanit, të cilët kishin filluar këtë nismë disa ditë më parë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark