“Faleminderit, Inter” – Ndodh e papritura, tifozët e Real Madridit falënderojnë italianët për eliminimin e Barcelonës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Faleminderit, Inter” – Ndodh e papritura, tifozët e Real Madridit falënderojnë italianët për eliminimin e Barcelonës

    Insajderi
    07 May 2025 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona dhe Interi i dhanë fund një prej ndeshjeve më të mira në historinë e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje.

    Pasi dy ndeshjet përfunduan me rezultatin identik 3-3, Interi arriti të shënonte një tjetër gol në kohën shtesë për të kaluar në finale.

    Tifozët e Real Madridit festuan rënien e Barcelonës nga Liga e Kampionëve, garë që vet kishin rënë më herët nga Arsenali, shkruan Insajderi.

    Disa prej tyre falënderuan Interin që i nxori jashtë rivalët e urryer. Ata vendosën një banderolë përpara kampit të Real Madridit në Valdebebas, ku shkruhej “Grazie, Inter” (Faleminderit, Inter).

    Një video e banderolës u publikua nga televiziv spanjoll El Chiringuito.

    Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve në çerekfinale nga Arsenali, i cili luan kundër PSG-së në Paris sonte për finalen.


    Reali fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, por skuadra u vu në vështirësi nga lëndime të shumta. Ata humbën gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës me rezultatin 3-2. Ai ende mund ta fitojë kampionatin, por janë prapa me katër pikë nga Barcelona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark