“Faleminderit Zot”, Albina emocionon me fjalët për bashkëshortin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Faleminderit Zot”, Albina emocionon me fjalët për bashkëshortin

    Insajderi
    08 October 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta personale.

    Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka dedikuar disa fjalë plot dashuri bashkëshortit të saj, Valonit, me rastin e 3-vjetorit të martesës.

    Në foton e publikuar nga Londra, çifti shfaqet të buzëqeshur e të lumtur, ndërsa Albina ka shkruar:

    “Tre vite që fluturuan mes dashurisë, rritjes e kujtimeve të bukura. Faleminderit Zot për gjithçka që kemi. Gëzuar përvjetorin e martesës Valon”, ka shkruar artistja, duke shoqëruar postimin me një zemër të bardhë.

    Albina mban private lidhjen e saj, por të shpeshta janë dedikimet plot dashuri që ajo i bën partnerit të saj në rrjete sociale, duke treguar kështu anën e saj emocionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark