Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka treguar për të gjitha përgatitjet e bëra për festën e Fitër Bajramit.
Sopjani gjithashtu ka treguar se a do të falet Bajrami në shesh apo jo.
“Këshilli i Bashkësisë Islame i ka bërë të gjitha përgatitjet për Fitër Bajramin, jemi gati për festën madhështore.”
“Ka vetëm fjalë që Bajrami të falet në shesh, këshilli i bashkësisë islame nuk ka dashur asnjëherë në asnjë moment të bëhet një falje në shesh apo rrugëve tjera, falja do bëhet vetëm nëpër xhamia,” ka thënë Sopjani njofton Klan Kosova.
Kryetari i Këshillit të BIK-ut për Prishtinën, ka treguar si se është procedura për dhënien e vitrave gjithashtu edhe për ndihmat që do i dhurojë shtëpia zyrtare e myslimanëve të Kosovës.
“Bashkësia Islame për vitrat ka vendosur që të bëhet sipas kushteve ekonomike, ne besimtarët obligohemi t’i japim para faljes së namazit të Bajramit, nëse kjo bëhet pas faljes kjo nuk konsiderohet si vitra, por vetëm sadaka e rëndomtë”, tregon ai. /Insajderi.com