Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behar Isma mund të dënohet me burg për shkak se ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “Deklarim të rrejshëm nën Betim”. Krejt kjo pasi ndaj tij, Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Frankfurt, Miftar Dragidella ka adresuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës një kallëzim penal të bazuar në fakte dhe dokumente se si ish-sekretari ka bërë falsifikim të një nënshkrimi dhe deklarim të rrejshëm lidhur me largimin nga puna të shoferit nga Konsullata e Kosovës në Frankfurt në vitin 2021. Aty ka përfshirë edhe ministren Donika Gërvalla për mos “moslajmërim të veprës penale”.
Një deklaratë e nënshkruar nga Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behar Isma po del që është e rrejshme sipas ish shoferit Miftar Dragidelles.
Dragidella po pretendon se Behar Isma ka bërë falsifikim të një dokumenti për të cilin është edhe ka bërë deklarim të rrejshëm nën betim.
Dokumentet që ka ofruar Dragidella tek organet e drejtësisë, kanë konfirmuar se Isma ka pretenduar rrejshëm që nuk kanë shkuar në adresë të MPJD-së vendimet për rastin Dragidellës, nëpërmjet një letre të cilën ia ka nënshkruar dikush tjetër.
E Isma i ka shkruar gjykatës gjermanes se vendimi asnjëherë nuk ka shkuar në adresë të Ministrisë.
Në Intervistën dhënë për Insjaderin Dragidella po ashtu ka treguar se një kallëzim penal e ka bërë edhe ndaj ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, si dhe ndaj ambasadorit të Gjermanisë, Faruk Ajeti, për “moslajmërim të veprës penale”
Intervista e plotë: