Familja e kosovares që dyshohet se u vra nga burri Gjermani udhëton drejt shtetit gjerman për t’i ndjekur nga afër hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e kosovares që dyshohet se u vra nga burri Gjermani udhëton drejt shtetit gjerman për t’i ndjekur nga afër hetimet

    Insajderi
    24 March 2025 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja e kosovares, familja nga Rahoveci udhëton në Gjermani për t’i ndjekur nga afër hetimet.

    E mërkura ishte një ditë e kobshme për familjen Cena nga Rahoveci.

    Në këtë ditë, atyre u erdhi lajmi se bija e tyre me inicialet L.C është vrarë.

    Ngjarja ka ndodhur në Gjermani, përderisa rastin e bën më të rëndë fakti se vrasjen po dyshohet se e kreu burri i tashmë ndjerës.

    Sipas autoriteteve gjermane, burri u arrestua pa rezistencë jashtë shtëpisë së çiftit.

    E para arrestimit, sipas raportimit të medieve gjermane, ai e kishte telefonuar djalin e tij për t’i treguar se ia ka vrarë nënën.

    Në familjen Cena, dhimbje dhe trishtim kishte edhe të dielën.

    Tëvë1 ka mësuar se trupi i pajetë i viktimës pritet që të varroset në Kosovë.

    Postimet e familjarëve të viktimës në rrjetin social Facebook ishin të shumta.

    Por ai që preku zemrat e të gjithëve ishte i nënës së viktimës.

    Hetimin e rastin e ka marrë përsipër Departamenti i Hetimeve Kriminale të qytetit Memmingen në Gjermani.

    Të enjten pasdite i dyshuari është sjellë para gjykatës dhe është dërguar në institucionin korrektues. /Teve1


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark