Familja e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së ia falë gjakun familjes Salihu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së ia falë gjakun familjes Salihu

    Insajderi
    24 February 2017 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja Curri ia ka falur gjakun familjes Salihu, pasi djali i tyre shkeli për vdekje me veturë të enjten në mbrëmje, Bleranda Currin, 20 vjeçare.

    Bleranda Curri, vajza e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri është goditur për vdekje në Fushë-Kosovë. Ajo ka vdekur në rrethana shumë të dyshimta. Një i dyshuar është arrestuar.

    I ati i saj i vrarë një vit më herët dyshohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

    Gati një vit pas vrasjes së pasqaruar të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri në Korreticë të Drenasit, është aksidentuar për vdekje vajza e tij, Bleranda Curri në Fushë-Kosovë.

    Burime të Insajderit kanë treguar se e ndjera, është goditur me veturë posa ka zbritur nga autobusi të enjten në mbrëmje. /Insajderi.com

    Video është e disponueshme vetëm në versionin ‘web’ të Gazetës Online Insajderi:

    https://www.youtube.com/watch?v=WycRpem858g

    Vajza e ish-ushtarit të vrarë të UÇK-së mbytet me veturë në Fushë-Kosovë  

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark