“Familja jote është gjizë”, "Ki me u ballafaqu gjatë me mu”- Kryetari Smajl Latifi shpërthen në ofendime ndaj asamblistes Vlora Vuqiterna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Familja jote është gjizë”, “Ki me u ballafaqu gjatë me mu”- Kryetari Smajl Latifi shpërthen në ofendime ndaj asamblistes Vlora Vuqiterna

    Insajderi
    03 July 2025 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë mbledhjes së fundit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ku kryetari Smajl Latifi ka përdorur gjuhë të rëndë dhe fyerje personale ndaj asamblistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Vuqiterna, shkruan Insajderi.

    Gjithçka nisi pasi asamblistja Vuqiterna kritikoi kryetarin Latifi për nepotizëm në disa konkurse publike. Kryetari reagoi me fjalor ofendues, duke e sulmuar personalisht dhe duke përfshirë edhe familjen e saj.

    “Familja e jotja është gjizë, hesapi” dëgjohet të ketë thënë Latifi nga foltorja e Kuvendit.

    Përveç fyerjeve, kryetari Latifi u përfshi edhe në deklarata kërcënuese ndaj asamblistes.

    “A e din qe unë ta njoh babën- T’i njoh prindërit. Mos ma nxjerrin gjuhen sepse nuk është hera e pare. E kur ta nxjerri unë gjuhen shkoj deri në fund. Nuk lodhna për interes të përgjithshëm, as familjen time nuk e dëgjoj, nuk me njihni mu hala. Familja ime është në shënjestër nga një zhurmagjike si kjo. Ki me u ballafaqu gjatë me mu, t’i ski me kon asamblistë e unë kom më kon parp kryetar”, vazhdon kryetari.

    Pas këtij debati të ashpër, ka reaguar asamblistja. Ajo e cilësoi sjelljen e kryetarit si të papranueshme dhe shprehje të një mentaliteti autoritar që nuk toleron zërat kritikë.

    “Kur mungojnë argumentet dhe refuzohet transparenca, atëherë përdoren fyerjet. Ky nuk ishte debat politik, por një sulm personal ndaj një gruaje që kërkon llogaridhënie. Jam krenare për familjen time dhe për kontributin që kemi dhënë për Rahovecin dhe më gjerë,” deklaroi Vuqiterna.

    Ajo tha se nuk do të tërhiqet nga misioni i saj për të kërkuar përgjegjësi dhe transparencë në qeverisjen lokale, pavarësisht sulmeve verbale apo presioneve politike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark