Familja njofton homazhet dhe varrimin e Bujar Bukoshit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja njofton homazhet dhe varrimin e Bujar Bukoshit

    Insajderi
    11 June 2025 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martën, më 10 qershor 2025, është ndarë nga jeta Bujar Bukoshi.

    Siç njofton familja, homazhet për të ndjerin do të mbahen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 deri në 13:00, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Varrimi do të bëhet po atë ditë, në ora 14:00, në Parkun Memorial në Velani, Prishtinë.

    Familja do të presë të afërm, miq dhe dashamirë për të ndarë dhimbjen në Grand Hotel Prishtina, në ditët e premte, shtunë dhe diel (13 – 15 qershor 2025), nga ora 09:00 deri në 17:00.

    “Ndarjen nga jeta të Bujarit e përjetojmë me dhembje, por edhe me krenari për jetën e tij,” thuhet në fund të njoftimit të nënshkruar nga Zana, Ora, Shota, Nita, Pedro, Redoni, Dardani dhe Taulanti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark