Familja Zymeri hapi të pame për 19-vjeçarin, i vrarë mbrëmë në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Zymeri hapi të pame për 19-vjeçarin, i vrarë mbrëmë në Vushtrri

    Insajderi
    24 March 2025 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja Zymeri nga fshati Shtitaricë i Vushtrrisë, ka hapur të pamen për 19-vjeçarin Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë nga i dyshuari Bleon Dibrani.

    Familja mbrapa kamerave kanë deklaruar se lamtumira e fundit do t’i jepet sot në varrezat e fshatit Dubofc, në orën 16:30.

    Nga familja nuk kanë qenë të gatshëm të prononcohen, pasi siç thanë janë në pritje të informatave zyrtare nga organet kompetente.

    Ndërkohë, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, Bleon Dibrani, i moshës 19-vjeçare.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, bëri të ditur se Dibrani është intervistuar në stacionin policor në cilësinë e të dyshuarit.

    “Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, deklaroi Preteni.

    I njëjti shtoi se do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit përbrenda afateve ligjore. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark