Familjarët: Dy ditë s’donte fare të merrte medikamente, ndihej i shëruar që kur e takoi Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët: Dy ditë s’donte fare të merrte medikamente, ndihej i shëruar që kur e takoi Thaçin

    Insajderi
    17 March 2025 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën e 16 marsit, në orët e vona, u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi, disa ditë pasi i biri arriti ta vizitojë, pas disa refuzimeve nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Familjarët kanë rrëfyer para T7 edhe momentet e fundit të tij, duke thënë se kishte dy ditë që s’donte t’i merrte medikamentet pasi ndihej i shëruar pas vizitës së Thaçit.

    “Babai i Thaçit pasi e ka takuar Hashim Thaçin ka thënë se më nuk ka nevojë të marrë medikamente sepse ka konsideruar se është shëruar në momentin që e ka parë Hashim Thaçin sërish”.

    Akoma nuk dihet kur do të mbahet ceremonia e varrimit sepse varet nëse Gjykata Speciale do t’i japë leje Thaçit të vijë në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark