Hysni Gucati sot nga Gjykata Speciale u shpall fajtor dhe i njëjti do të vuaj 2 vite e 8 muaj burg dhe 100 euro gjobë, shkruan Insajderi
Përmes një lidhje direkte, një nga familjarët e Gucatit tha se vendimi i Gjykatës ishte skandaloz, krejt kjo pasi sipas tij ka mjaftueshëm kriminel serbë në rrugë por, të njejtit nuk dënohen.
“Vendimi është skandaloz është no comment, kjo është drejtësia europiane për ushtarët e UCK-së, kriminel kemi nëpër rrugë të Serbise asnjë nuk dënohet, te na dënohen njerëzit që e kan mbrojtë pragun e shtëpisë familjen e popullatën”, tha familjari në një lidhje direkte
I fajshëm nga kjo gjykatë u shpall edhe Nasim Haradinaj./Insajderi.org