Familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi, kanë ndërprerë një mbledhje të komitetit të financave në parlamentin izraelit të hënën, duke kërkuar që të bëhet më shumë për të siguruar lirimin e tyre.
“Ju nuk do të uleni këtu derisa ata të vdesin atje”, shkruhej në një nga pankartat ndërsa shumë njerëz hynë me forcë në mbledhjen e komitetit.
Në videon e skenës shihen oficerët e sigurisë duke u përpjekur të largonin protestuesit, shkruan CNN.
“Nuk mund të vazhdojë kështu. Më mirë ta dini. Nuk mund të vazhdojë kështu. Ju nuk do të uleni këtu derisa fëmijët tanë të vdesin atje”, kishte bërtitur një nga protestuesit.
Brenda parlamentit të quajtur Knesset nuk ka raportime për arrestime.
Më tej, policia izraelite kanë raportuar se dhjetëra protestues kishin bllokuar hyrjen në Knesset “duke shkelur rendin publik”.
Pasi ata kanë refuzuar të largoheshin, një oficer policie ka shpallur një urdhër shpërndarjeje.
Ata që prishnin rendin publik u zhvendosën përsëri në zonën e protestës për të lejuar vazhdimin e ligjshëm të protestës, sipas një deklarate të policisë.