Derisa brenda në sallën e Kuvendit të Kosovës, është duke u zhvilluar seanca për projektligjit për për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në hollin e Kuvendit familjarët e personave të zhdukur kanë protestuar duke e shprehur indinjatën për mos respektimin e institucioneve ndaj tyre.
Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, ka thënë se askush nuk doli për t’i pritur te Kuvendi, aty ku familjarët kanë bërë homazhe para pllakës përkujtimore, siç bëjnë çdo herë në ditën e fundit të vitit.
Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, pasi është është njoftuar për këtë protestë ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë një minutë heshtje në shenjë nderimi për të zhdukurit.