×
  • Lajme
  • Insajderi

    Familjarët e tetëvjeçarit në Fier hyjnë në shtëpinë e tmerrit, ndezin qirinj në vendin ku u gropos (VIDEO)

    Insajderi
    24 November 2021 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një javë pas krimit makabër në Grecalli të Fierit, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë hyrë në shtëpinë e tmerrit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën.

    Pasi janë hequr shiritat e skemës së krimit, familjarët kanë ndezur qirinj në gropën ku u varros 8-vjecari. Top Channel ka siguruar pamjet në shtëpinë e “personi që mori jetën e fëmijës në mënyrë makabre.

    Brenda oborrit dhe banesës së 38 vjeçarit Klodian Çalamanit ka orendi shtëpiake të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë. Në banesën e tij nuk mungojnë ushqimet e cigaret. Ndërkohë vihet re se mban edhe flamurin shqiptar në mes të shtëpisë.

    Ndërkohë, familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër në fshatin Daullas që ka tronditur opinionin publik.

    Gjatë këtyre ditëve nga familjarët e 8 vjeçarit është kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes Klodian Çalamani, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark