Familjarët kërkojnë hetim për vrasjen e dyshimtë të Dafina Zhubit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët kërkojnë hetim për vrasjen e dyshimtë të Dafina Zhubit

    Insajderi
    15 April 2016 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ganimete Lloqani, e ëma e Donjeta Zhubit nuk i thau lotët tash e dy muaj, që nga dita kur e  varrosi të bijën 34-vjeçe në Gjakovë.

    Ajo thotë se gati çdo ditë i viziton institucionet përgjegjëse për të marr vesh se çfarë ndodhi me rastin e vajzës së saj që u gjet e vrarë në Prishtinë.

    “Shkojë nëpër Polici e mjekësi ligjore, Prokuroria, nuk me jep kurrfarë informata e unë si nonë pres”, thotë e ëma e Donjetës.

    Kusre tezja e së ndjerës thotë se gjatë përgatitjes së kufomës për varrim u trondit nga pamja që pa.

    “Dafina i ka pasë durt e shtrëngume, ja kam qel, të dyjat i ka pasë zi, shuplakat e durve,  prej brrylave e deri nalt  në të dyja anet u kon e grrithne, u kon si shej i thonjve, shpinën mrapa e ka pas si me kon e rrehne, krejt vija vija vija u kon”.

    Familjarët i quajnë manipulim deklaratat se Dafina ka bërë vetëvrasje.

    Vrasja e Dafinës kishte ndodhur më 17 shkurt të këtij viti në një banesë në Prishtinë. E njëjta kishte jetuar në Bern të Zvicrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark