
Edhe pse sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, pjesëtari i FSK-së, Lavdim Ademi thuhet se ka vdekur në mënyrë të dyshimtë dhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime, sipas një njoftimi të familjarëve të viktimës, arsyeja dihet.
Në një postim në Facebook, thuhet se Lavdim Ademi që u gjet i vdekur të shtunën në Fshatin Mesbardhë në komunën e Fushë Kosovës, saktësisht në orën 12:22, thuhet se ka vdekur si pasojë e një sulmi në tru.
“Ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ndërroj jetë pas një sulmi në tru vëllau ynë, pjesëtarë i UÇK – së si dhe punonjës në FSK, Lavdim Ademi 42 vjeçar”, thuhet në këtë njoftim të postuar nga një anëtar i familjes Ademi.
Varrimi i tij bëhet sot në fshatin e Shipolit.
Lavdim Ademi, me gradën tetar, pjesëtar i FSK-së kishte shërbyer në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), në Kazermën e FSK-së në Pomozotin.
I ndjeri Lavdim Ademi, ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, pjesëtarë i TMK-së dhe pjesëtar i FSK-së me shërbim në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), në Kazermën e FSK-së në Pomozotin. I ndjeri Lavdim Ademi, ka qenë i martuar dhe baba i dy fëmijëve./Insajderi.com