Familjet e policëve të rrëmbyer në pritje të informacioneve, tregojnë si e morën vesh lajmin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Familjet e policëve të rrëmbyer në pritje të informacioneve, tregojnë si e morën vesh lajmin

    Insajderi
    19 June 2023 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të heshtur, e në pritje të informacioneve. Familjarët e zyrtarëve policorë, të cilët u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor, në një zonë kufitare mes dy vendeve, deklaruan se dinë pak apo aspak për të afërmit e tyre.

    “Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës”, u shpreh një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa.

    Një i afërm i tij i ka thënë REL se lajmin familjarëve ua kumtuan disa kolegë të Sefës dhe disa komandantë të Policisë së Kosovës.

    I mërzitur, ai tregoi se marrja e lajmit ishte moment i vështirë për familjen.

    “Dikush është dashur të jetë atje. I ka rënë shorti familjarit tonë, atij tjetrit e atij tjetrit. Po të mos kishin qenë këta, do të kishin qenë disa të tjerë”, tha ai.

    Në Letancë, familjarët e policit Rifat Zeka nuk deshën të flasin për rastin, duke thënë se kanë pak informacione.

    “Jemi në kontakt me zyrtarë të institucioneve, por nuk ka asgjë të re nga ajo që dihet deri tash”, deklaruan ata.

    Ndërkaq, kontakti me familjen e policit Shemë Mustafa, nga Mitrovica e Jugut, ka qenë i pamundur.REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark