Fansat e Barcelonës mund t'i gëzohen performancës së dobët të Interit- mposhtet nga Roma - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Fansat e Barcelonës mund t’i gëzohen performancës së dobët të Interit- mposhtet nga Roma

    Insajderi
    27 April 2025 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roma ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Interi me rezultat 0-1.

    Ndeshja filloi me një iniciativë të lehtë të skuadrës vendase që krijuan disa raste të mira shënimi.

    Megjithatë të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në minutën e 22-të.

    Eldor Shomurudov asistoi te Matias Soule i cili realizoi gol të bukur për 0-1.

    Me epërsinë minimale të Romës 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

    Edhe në pjesën e dytë ishin vendasit që krijuan më shumë raste shënimi duke kërkuar golin e barazimit.

    Megjithatë deri në fund gola nuk pati dhe Roma arkëtoi tre pikë të arta në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

    Inter bën hap fals dhe tani ka 71 pikë sa edhe Napoli në krye që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Zi e kaltrit do të shkojnë për në Barcelonë për ta zhvilluar lojën e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark