×
  • Sport
  • Sport

    Fansi e bëri tatuazh Granitin/ Ragip Xhaka i dhuron biletë falas dhe një fanellë me nënshkrim

    Insajderi
    05 October 2024 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme janë publikuar disa pamje, ku një tifoz i Granit Xhakës e ndal futbollistin kosovar dhe i tregon atij tatuazhin që ka bërë në këmbë.

    Tifozi i quajtur Daniel Pesch  ka bërë tatuazh portretin e futbollistit shqiptar te Bayer Leverkuseni, Granit Xhaka.

    Babai i Granit Xhakës, Ragipi ka reaguar dje për këtë, duke thënë ky është një moment i veçantë për të dhe familjen e tij, kur sheh se sa shumë e duan tifozët djalin e tij.

    ”Një moment i veçantë për mua dhe familjen time! Një fans i pasionuar ka bërë një tatuazh me djalin tim Granitin dhe kjo është me të vërtetë emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët. Përkushtimi im si prind gjithmonë ka qenë që djemtë e mi të punojnë në rrugën drejt suksesit.”, ka shkruar Ragip Xhaka.

    Mirëpo pasi e postoi këtë video, fansi në fjalë ka komentuar në videon e babait të Granit Xhakës.

    “Zoti Ragip Xhaka, ky jam unë në video! Unë as nuk di çfarë të them … Djali juaj Graniti është model për shumë njerëz! Me këmbë në tokë, personazh dhe një person i mrekullueshëm që thjesht duhet ta duash Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Granitit për atë që bëri për ne tifozët dhe për Bayer04 sezonin e kaluar… Do të isha shumë i lumtur nëse do të kishte mundësi. Duke ju treguar tatuazhin e Granitit personalisht në një lojë në shtëpi. Granit duhet të firmosë pranë tatuazhit në këmbën e tij, atëherë edhe firma e tij do të përjetësohet!”, ka komentuar Daniel në këtë video.

    E përgjigja e Ragip Xhakës ishte më e mirë se që pritej, pasi i njëjti i premtoi fansit se do t’ia dhurojë një fanellë me nënshkrim të Granitit, gjithashtu i premtoj një biletë falas për ta shikuar ndeshjen së bashku.

    “I dashur Daniel, me të vërtetë më la pa fjalë mua dhe familjen time. Ju jemi shumë mirënjohës për gjestin tuaj dhe për fjalët tuaja vërtet nderuese. Me kënaqësi të madhe dua t’ju jap një biletë që të shikojmë së bashku një ndeshje të Granitit. Do të doja t’ju dhuroja edhe një fanellë të firmosur nga djali im Graniti. Sigurisht që më pas do të përfitoj nga rasti për të parë nga afër tatuazhin tuaj”, ka shkruar Ragip Xhaka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark