Mbështjetja e madhe për presidentin turk, Reccep Tayyp Erdogan, në Kosovë vjen në shumëicë të madhe nëpërmjet rrjeteve sociale, në të cilat bashkohen mbështetësit e tij. Mbështjetja për të e kalon edhe udhëheqësit të shtetit të Kosovës, kryeministrit Isa Mustafa.
Kosovarët të cilët janë pro presidentit turk Erdogan, janë të mbledhur në një faqe të rrjetit social Facebook – me emrin “Support for Erdogan from Kosovo”, e cila ka më shumë mbështetës së sa faqja e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, raporton Insajderi.
“Mbështjeje për Erdoganin nga Kosova” është një faqe e cila bazohet në pasqyrimin e punës së liderit turk, dhe ka 21.998 mbështetës, derisa ajo e kryeministrit aktual të Kosovës, Isa Mustafa, ka rreth 400 ndjekës më pak.
Isa Mustafa ka 21.402 mbështetës, njofton Insajderi.
Faqja “Në Mbështetje të Erdoganit nga Kosova” ka shënuar rritje të madhe të mbështetësve pas puçit të organizuar ndaj tij të premten e 15 korrikut, nga Forcat e Armatosura të Turqisë, të cilën ai e kaloi me sukses duke qëndruar edhe më tutje në pushtet.
Erdogan ka vizituar disa herë Kosovën, duke krijuar një lidhje të afërt me liderët kosovarë, sidomos me ish-kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, i cili tanimë mban postin e presidentit të vendit. /Insajderi.com