Faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë shfrytëzohet për t’ia uruar ditëlindjen djalit të Armend Mujës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë shfrytëzohet për t’ia uruar ditëlindjen djalit të Armend Mujës

    Insajderi
    05 December 2022 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Amend Muja ia ka urar djalit të tij ditëlindjen përmes një postimi në “Facebook”.

    Djali i deputetit Muja po feston sot ditëlindjen e shtatë.

    Muja për të ia uruar të birit 7 vjetorin ka postuar një fotografi familjare me mbishkrimin “Shtatë 7 vjet për ty, djalë i dashur Darsi❤️”.

    Në mesin e shumë urimeve që kishte marrur ishte edhe nga faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë. Kjo faqe zyrtare u shfrytëzua për t’ia urar atij ditëlindjen.

    “Shumë urime”, thuhet në urimin nga faqja zyrtare e ministrisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

    Por, ky nuk është rasti i parë kur faqet zyrtare të Ministrive të udhëhequra nga VV-ja keqpërdoren.

    Edhe në tetor të këtij viti, një tjetër skandal ndodhi me faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ku u publikua një fotografi e një personi duke nxjerrë gishtin e mesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark