Farage: BE-ja ka marrë fund - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Farage: BE-ja ka marrë fund

    Insajderi
    28 June 2016 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prej politikanëve më të njohur të kauzës Brexit, pro daljes së Britanisë nga BE-ja, gjë që edhe mori më së shumti vota në referendumin e 23 qershorit, ka bërë një deklaratë të fuqishme gjatë një bisede me një nga deputetët e Holandës në Parlamentin Evropian.

    “BE ka marrë fund dhe se ka qenë nder që ne kemi qenë të parët”, ka thënë Nigel Farage, deputet në Parlamentin Evropian ndaj të cili në sesionin e së martës është kritikuar për “prezencë në një parlament në të cilin nuk duan të jenë”.

    Ai i tha deputetes holandeze, se shteti i saj mund të jetë vendi i radhës që do të dalë nga BE-ja.

    “Danimarka, Polonia, Suedia e shumë shtete të tjera bashkë më Greqinë do të dalin”, ka thënë Farage.

    Gjithashtu Farage potencoi se “edhe vendet tjera mund të kenë organizojnë referendum”.

    “BE është një pushtet i centralizuar, një pushtet i shekullit 21 i bazuar në rregulla të shekullit tjetër”- tha Farage. /Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark