Feim Kelmendi, zyrtari kryesor i financave në Telekomin e Kosovës ka ofenduar rëndë gazetarët e Insajderit.
Para disa ditëve Gazeta Insajderi ka publikuar një lajm ku Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, kishte thënë se pakoja e masave që qeveria serbe ka miratuar është “pakoja më e gjithanshme politike dhe socio-ekonomike” që Serbia e ka ndërmarrë në 25 vitet e fundit.
Këtë lajm Kelmendi e ka shpërndarë, me ofendime të ndryshme.
“Mediat e Kosoves nuk jane gjithemone joprofesionale. Kur raportojne per deklarimet ose vendimet e qeverise serbe jane gjithemone profesionale. Keto deklarime i raportojne pa nderhyrje dhe pa komente, dmth mundohen te jene shume korrekt dhe profesional ne raportim. Vetem kur raportojne per deklarimet dhe vendimet e qeverise se Kosoves, i shoqerojne me komente negavtive, mundohen te keqinterpretojne dhe zakonisht mundohen te i nxerrin nga konteksti duke u dhene konotacion negative duke mos i informuar drejte qytetaret e Kosoves”.
Tutje ai drejtuar gazetarëve të Insajderit ka shkuar në ofendime edhe më të rënda.
“Oo juve Allahu mos e lashte pa ju marru po fare e flliqte jeni, bre ju u djegshi n’flake te xhehnemit”, ka shkruar Kelmendi.