Farmacistja raporton se i janë grabitur 400 euro nga një hajn në barnatore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Farmacistja raporton se i janë grabitur 400 euro nga një hajn në barnatore

    Insajderi
    16 January 2024 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një barnatore në Ferizaj ishte cak i hajnave të hënën pasdite. Një person i maskuar e nën kërcënimin e thikës ka kërcënuar farmacisten nga e cila ka arritur të grabit rreth 400 euro, mëson Gazeta Insajderi.

    Sipas zëdhënësit të policisë në Ferizaj, Kanun Veseli njoftoi për Insadjerin se rastin ka ndodhur në rrugën “Reçaku” në Ferizaj.

    Me datën 15.01.2024, rreth orës 19:20 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, në një barnatore, një person i maskuar nën kërcënimin e armës së ftohtë ( thikë), ka arritur që nga aty të grabisë para kesh, rreth 400 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur”, tha ai.

    Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar.

    Në barnatore ishte një farmaciste/shitëse dhe nuk raportohet për lëndime.

    Policia njofton se rasti vazhdon në procedurë hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark