“Fast and Furious” në rrugët e Tiranës, e pësojnë keq 11 shoferë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    “Fast and Furious” në rrugët e Tiranës, e pësojnë keq 11 shoferë

    Insajderi
    16 April 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rrugore ka mundur të parandalojë një garë shpejtësie në aksin Tiranë-Mullet ku ishin planifikuar të merrnin jesë 11 automjete.

    Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke mos lejuar që gara të zhvillohej, pas thirrjeve që ishin bërë në rrjetet sociale.

    Ndërkohë që janë vendosur vendosur gjoba dhe penalitete për 11 drejtuesit e mjeteve.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për ndëshkimi e të gjitha shkeljeve të qarkullimit rrugor, që bëhen rrezik potencial për përdoruesit e rrugës, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve.

    Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor.

    Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark