Fati i keq i Gruevskit, pasi u detyrua te arratisej tash po e braktis edhe gruaja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fati i keq i Gruevskit, pasi u detyrua te arratisej tash po e braktis edhe gruaja

    Insajderi
    19 July 2022 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Borkica Gruevski, bashkëshortja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ka dorëzuar kërkesë për shkurorëzim në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.

    Siç raporton “Focus”, njoftimi gjyqësor është publikuar edhe në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare.

    Nikolla dhe Borkica Gruevski u martuan në maj të vitit 2007 dhe kanë dy vajza.

    Përfaqësuese e përkohshme e Gruevskit është emëruar avokatja nga Shkupi, Gabriela Jaksevski.

    Kërkesa për divorc vjen pas tre vite e gjysmë pasi Nikolla Gruevski u arratis në Budapest, për të mos vuajtur dënimin me burg për rastin “Mercedes”.

    Kjo për ish-kryeministrin Gruevski është martesa e dytë, pasi në martesën e parë, ai kishte për bashkëshorte mjeken Suzana Arbutina.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark